Presidenti Thaçi udhëton për vizitë zyrtare në Austri

Kosova

Presidenti Thaçi udhëton për vizitë zyrtare në Austri

Më: 21 maj 2017 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  pas vizitës në Jordani, që pati këto ditë, tash ka marrë rrugë për një vizitë zyrtare në Austri.

Atje Thaçi do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, njofton presidenca.

“Presidenti Thaçi po ashtu do të shprehë falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë”, shkruan në komunikatë.

Presidenti Thaçi dhe Presidenti Alexander Van der Bellen, thuhet se do të diskutojnë edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi do të takojë edhe personalitete tjera të jetë politike e kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat