Oda Amerikane dhuron veshje për Institutin Special të Shëndetit Mendor

Kosova

Oda Amerikane dhuron veshje për Institutin Special të Shëndetit Mendor

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:19
Oda Ekonomike Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes për të dhuruar rroba për banorët e këtij instituti

Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre përmes dhurimit të rrobave janë: NLB Banka, Spitali Amerikan, PwC, Ferronikeli, Rikon, Recura Financials dhe stafi i Odës Amerikane.

 Ky është viti i tretë që Oda Amerikane dhuron rroba për Institutin Special të Shtimes, aktivitet ky fillimisht i iniciuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat