Hungaria ndihmon rivitalizimin e rezervuarit të Liqenit të Batllavës

Kosova

Hungaria ndihmon rivitalizimin e rezervuarit të Liqenit të Batllavës

Më: 24 maj 2017 Në ora: 11:58
Takimi mes Krasniqit dhe Laszlo Markusz

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markusz, ku qëllimi i këtij takimi ishte rikonfirmimi i të dyja palëve për vazhdimin e realizimit të projekteve në sektorë të ndryshëm të cilët parashihen nga Marrëveshja Kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 milionë Euro.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua fillimi i veprimeve konkrete për rivitalizimin e rezervuarit të Liqenit të Batllavës.

 Me këtë rast, Zëvendësministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Financave për realizimin e të gjitha obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja Kornizë.

 Po ashtu, Ambasadori Marksuz u shpreh se Qeveria Hungareze është e gatshme për fillimin e ekzekutimin të Marrëveshjes Kornizë dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në aspektin ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat