KOSTT certifikohet me tri standarde ndërkombëtare të cilësisë

Kosova

KOSTT certifikohet me tri standarde ndërkombëtare të cilësisë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 12:19
Ilustrim

KOSTT ndër kompanitë e para publike vendore që certifikohet me standardin ndërkombëtar të mjedisit ISO 14001:2015, standardin e sigurisë në punë OHSAS 18001:2007 si dhe standardin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT  ka pranuar tri certifikata ndërkombëtare nga kompania britaneze QEC-EAS International Control and Certification.

KOSTT u çertifikua për herë të parë me Standardin e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001:2015 si dhe Standardin e Sigurisë dhe Shëndetit në punë OHSAS 18001:2007, derisa që nga viti 2010 KOSTT është çertifkuar në mënyrë të vazhdueshme me standardin ndërkombëtar për menaxhim të cilësisë ISO 9001:2008, derisa tani u certifikua me versionin më të ri të këtij standardi ISO 9001:2015.

Me këtë, KOSTT bëhet kompania e parë publike në Kosovë e certifikuar me këto tri standarde ndërkombëtare të cilësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat