Veseli i përgëzon vullnetarët që pastrojnë ambientin

Kosova

Veseli i përgëzon vullnetarët që pastrojnë ambientin

Nga: A.M. Më: 24 maj 2017 Në ora: 17:25
Vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka përgëzuar  vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” të cilët  me aksionin e tyre po e pastrojnë Kosovën.

Postimi i plotë:

Një ambient i shëndoshë e bën një shoqëri të shëndoshë. Është detyrë e të gjithë neve, qytetarëve të Kosovës, ta ruajmë mjedisin tonë.

I përgëzoj 50 mijë vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” që me aksionin e tyre po i pastrojnë sot mbi 200 deponi ilegale të mbeturinave. Përmirësimi i ambientit do të jetë ndër komponentët kryesorë të Fillimit të Ri për Kosovën. #FillimiRi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat