Ky është fshati i Drenasit që ka tre kandidat për deputetë

Kosova

Ky është fshati i Drenasit që ka tre kandidat për deputetë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:25
Fshati Abri

Është një fshat i vogël në Drenicë, por që ka tre kandidat për deputetë. Pa dyshim se ju të gjithë i njihni, por mbase nuk e keni ditur se ata janë nga Abria e Drenicës.

Njëri prej tyre është ish kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Muharrem Xhemajli, i cili është kandidat nga radhët e PDK-së.

I dyti është kusheriri i Muharremit, Isa Xhemajlaj. Ky i fundit është kandidat i Nismës për Kosovë, ndërkohë pati humbur garën për kryetar të Drenasit në përballje me Ramiz Lladrovcin.

Në garë për deputetë është edhe Milaim Zeka i lindur në Abri i rritur në Perendim dhe i kthyer në Prishtinë. Zeka me profesion gazetar është kandidat i Nismës për Kosovën. Qe të kusherinjtë garojnë së bashku në listen e koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat