Handikos do t'i dhurojë QKUK-së 40 karroca për bartjen e pacientëve

Kosova

Handikos do t'i dhurojë QKUK-së 40 karroca për bartjen e pacientëve

Më: 26 maj 2017 Në ora: 06:54
HANDIKOS

Handikos do të dhurojë 40 karroca të dimensioneve të ndryshme për bartjen e pacientëve në nevojë për Qendrën Klinike  Universitare të Kosovës. 

Donacioni dhurohet në kuadër të bashkëpunimit të dyanshëm mes dy palëve. 

Ceremonia do të mbahet në amfiteatrin e Klinikës së Kirurgjisë, në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në prani të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, dr. Curr Gjocaj dhe Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat