PDK në Drenas tregon se çfarë ndodhi me vëllanë e Ramiz Lladrovcit

Kosova

PDK në Drenas tregon se çfarë ndodhi me vëllanë e Ramiz Lladrovcit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:34
Emri Lladrovci

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emriu gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, ka pasur një përplasje verbale me një prej banorëve të këtij fshati.

Kështu ka thënë, zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

Berisha ka mohuar se Emri Lladrovci ka pasur ndonjë përplasje fizike me dikë atje, për çka është raportuar gjatë ditës.

“Tubimi është përmbyllur sipas planit të paraparë”, ka thënë Berisha.

“Sigurisht për shkak të disa pakënaqësive ka rrjedhur një debat më i ashpër mes banorëve të Gradicës dhe disa zyrtarëve të PDK-së”, ka shtuar ai.

Ndryshe, disa media kanë raportuar të premten se në një fshat të Drenicës, persona deri tash të panjohur kanë sulmuar fizikisht, Emri Lladrovcin, vëllanë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Emrii Lladrovci ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe pjesë e njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat