Sot është vendosur gurthemeli i banjës termike në komunën e Podujevës. Njoftimin e ka bërë kryetari i Komunës së Podujevës në llogarinë e tij në Facebook.
Veliu tha se ky projekt do të realizohet falë biznismenit Mustafë Abazi, që vepron në Gjermani.
Njoftimi i plotë i Agim Veliut:
Vendosëm gurthemelin për ndërtimin e banjës termike në fshatin Sallabajë.
Ky projekt do të realizohet falë investimit të kapitalit të biznesmenit llapjan Mustafë Abazi, i cili vepron në Gjermani.
Ky objekt pritet të jetë një qendër moderne shëndetësore dhe rehabilituese, e cila do të ofrojë edhe mundësi punësimi për qytetarët tanë.
Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në ofrimin e kushteve të favorshme për të bërit biznes./BS