Imeraj: AKP t’i likuidojë në favor të qytetarëve të Deçanit pronat dhe Ndërmarrjet "Apiko" dhe "Iliria"

Kosova

Imeraj: AKP t’i likuidojë në favor të qytetarëve të Deçanit pronat dhe Ndërmarrjet "Apiko" dhe "Iliria"

Nga: Bota sot Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:42
Shkodran Imeraj

Ish kryetari i “Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Shkodran Imeraj, e  ka quajtur të pakuptimtë  heshtja e institucioneve qendrore ndaj kontestit pronësor në mes të qytetarëve, ndermarrjeve dhe Komunës se Deçanit në njerën anë dhe në anën tjetër Manastirit të Deçanit për pronat dhe Ndermarrjet "Apiko" dhe "Iliria".

Në një deklaratë dërguar mediave, Imeraj i ka bërë thirrje edhe një herë Agjencisë Kosovare për Privatizim që pronat dhe Ndermarrjet "Apiko" dhe "Iliria" t’i likuidojë në favor të qytetarëve të Deçanit, pra duke i kaluar nën pronësi të Komunës së Deçanit si titullar, dhe assesi në favor të Manastirit të Deçanit.

“Edhe një herë dua të përsëris se në Kosovë, janë të pa zbatushme ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore që ka marrë regjimi i Millosheviçit për Kosovën në periudhën 1989-1999”, ka thënë ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat