Ariu dëmton bletët e banorit të Carralevës

Kosova

Ariu dëmton bletët e banorit të Carralevës

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:40
Koshere bletesh

Në Carralevë të Shtimes, një ari ka depërtuar në një oborr të shtëpisë së bletarit Shaban Halimit, ku si përfundim janë dëmtuar disa bletë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vet Halimi i cili është magjistër i kimisë.

Ai tha se rasti ndodhi mbrëmjen e kaluar derisa shtoi se gjendej në punë kur u informua për dëmtimin e bletëve.

I pytur  nëse dyshon në dike tjetër të ketë bërë dëme në këtë lëmi, Halimi përfundon duke thënë se në bazë të rrëmujës së mbetur si një mënyrë e tillë e shkatërrimit të ambientit ku po kujdesej për bletët, askush tjetër nuk mund të jetë përveç ndonjë ariu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat