Moti gjatë javës së ardhshme

Kosova

Moti gjatë javës së ardhshme

Më: 28 maj 2017 Në ora: 17:28
Ilustrim

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat  maksimale sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet ti arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius.

Të enjten dhe tutje ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat