Veseli: Koncepti i Fillimit të Ri, transformimi rrënjësor ekonomik

Kosova

Veseli: Koncepti i Fillimit të Ri, transformimi rrënjësor ekonomik

Më: 28 maj 2017 Në ora: 17:44
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, në takim me qytetarë të Klinës tha kudo që po shkon po e sheh një entuziazëm për një Kosovë me të mirë, evropiane, të zhvilluar ekonomikisht, perëndimore. Ai tha se me 11 qershor vetëm do ti thonë po Fillimit të Ri, që për katër vitet e ardhshme të punojnë për një Kosovë me perspektivë për gjithë qytetarët.

Kreu i PDK-së tha se kanë humbur tri vjet duke u marrë me çështje të kota në vend se të merren me ekonomi. Veseli ftoi të gjithë qytetarët që të bashkohen në mënyrë që me 11 qershor ta përkrahin fillimin e ri për një transformim në ekonomi.

Veseli: Kemi humbur tri vite me përçarje të mëdha

“Për tri vite kemi kaluar shumë gjëra të rënda, në vend që të merremi vesh të gjithë ne veçanërisht ne shqiptarët, mos të ndahemi mes veti, për tri vite nuk kemi pasur momente që nuk kanë qenë dinjitoze, duke u ndarë mes vete, duke u munduar të na ndajnë qoftë për identitetin e flamurit, qoftë për identitetin e shtetit, në vend se të orientohemi kah zhvillimi ekonomik. Tri vite i kemi humbur, përçarje e madhe, në të njëjtën kohë mungesë e guximit për të marr vendime, diçka e mirë ka ndodhur, edhe kolegët tanë nga opozita që me gurë e me gaz e me molotova gati na qorruan, për çështje, veç për flamur e harruan, e lanë se tash votat iu duhen, por e mira është se janë orientuar kah ekonomia, kah bujqësia, kjo është fitorja e parë e Fillimit të Ri në Kosovë”, tha Veseli.

Sipas Veselit 60 mijë vende të reja të punës mund te krijohen vetëm nga bizneset ekzistuese duke i mbështetur ato. Kreu i PDK-së shtoi se Fillimi i Ri do të fokusohet tërësisht në zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë që të arrijmë rritje ekonomike prej 8 për qind.

Veseli: Transformimi ekonomik, koncepti i Fillimit të Ri

“Koncepti i fillimit të ri është një transformim i fuqishëm, rrënjësor i ekonomisë sonë. Ndihmesa pikërisht e këtyre bizneseve të cilat janë aktualisht, 60 mijë biznese. Vetëm të ju ndihmojmë më shumë atyre me politika ekonomike lehtësuese, 60 mijë vende të reja të punës mund t’i krijojmë vetëm nga këto biznese....Do t’i rrisim pensionet e pensionistëve, 25 për qind. Kjo nuk do të jetë e tëra, kjo do të ndodhë shumë shpejt. Përveç rritjes se pagave në sektorin publik 30 për qind, pensionet do të rriten 25 për qind në fazën e parë, menjëherë. Pa i respektuar të moshuarit s’mund e ndërton të ardhmen”, theksoi Veseli.

Veseli po ashtu foli edhe për investime në sektorë të ndryshëm që do të bëhen gjatë qeverisjes së koalicionit PDK-AAK-NISMA. Ai tha se bujqësia do të jetë një nga prioritetet kryesore, dhe me këtë rast premtoi se buxheti do të dyfishohet, duke ndarë 120 milionë euro për grante dhe subvencione, çdo vit.

Ripërsëriti se nuk mund të ecin përpara nëse 50 për qind e qytetarëve nuk ju jep mundësi, e ato janë gratë. Veseli ritheksoi se koalicioni nuk është kundër askujt por për qytetarët dhe Kosovën perëndimore.

Ndërsa kryetari PDK-së ne Klinë Sokol Bashota tha se 11 qershori do ti hap shtigje të reja vendit me platformën e Fillimit të Ri. Ai tha se PDK në Klinë ka fituar që dhjetë vite rresht, e fituese në gjithë Kosovën do të jetë edhe me 11 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat