Carrabregu dhuron gjak!

Kosova

Carrabregu dhuron gjak!

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:01
Carrabregu duke dhuruar gjak

Ashtu siç dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës, dëshmorët e fshatit tonë, ashtu edhe ne do japim gjakun tonë që të shpëtojmë jetëra të njerëzve, deklarohen qytetarët e shumtë të cilët ia kishin mësy fshatit Carrabreg të Deçanit, që së bashku me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë shënuar edhe përvjetorin e dëshmorëve dhe të rënëve të këtij fshati, për lirinë e Kosovës. Ftesës së Kryesisë së këtij fshati, “Carrabregu dhuron gjak”, iu kanë përgjigjur qytetar të shumtë të ardhur edhe nga vende tjera të Kosovës, por edhe nga Shqipëria, të cilët me vullnetin e tyre për të shpëtuar jetë, nuk kanë kursyer gjakun që iu dilte nga damarët e duarve të tyre.

Arton Loshaj, kryetar i këtij fshati ka thënë se është organizim tradicional i cili ka filluar disa vite më parë, mu në ditën e kujtimit të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Bijve të këtij fshati nuk iu kishte dhimbsur as gjaku e as jeta për Lirinë të cilën e gëzojmë sot, ndaj as ne nuk do kursejmë gjakun tonë që të shpëtojmë jetëra të vëllezërve dhe motrave të këtij vendi, të familjarëve të atyre që flijuan vetën për ne”, shprehët Loshaj, i cili ka njoftuar se ky aktivitet tashmë është shndërruar në tradicional, e që duhet falënderuar edhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, të cilët në vazhdimësi iu kishin përgjigjur ftesës për të mundësuar shënimin e këtij aktiviteti.

Për mjekun Adil Dobraj, aq sa është madhore organizmi i bërë nga Carrabregu, edhe më madhore është gatishmëria e qytetarëve që ti përgjigjen këtij aksioni, e që do thotë se një pikë gjak i dhuruar, një jetë më shumë. “Solidariteti për dhurim të gjakut është akt madhor, sepse kemi raste të shumta që jeta e qytetarëve varët nga një pikë gjaku, ndaj me të drejtë thuhet se një pikë gjak e dhuruar është një shpëtim jete”, na thotë specialisti i anasteologjisë Adil Dobraj, e sipas tij, aktivitete të tilla të dhurimit të gjakut duhet të kemi anekënd Kosovës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat