Policia e Kosovës organizon aktivitete për ‘Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”

Kosova

Policia e Kosovës organizon aktivitete për ‘Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:44
Ilustrim

Nesër shënohet 1 qershori Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Për shënimin e kësaj dite Policia e Kosovës, ka paraparë mbajtën e disa aktivisteve në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Aktiviteti do të nisë nga ora 10:00.

“Në këtë aktivitet policor mund të marrin pjesë familjarë dhe fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët do të kenë mundësi të përcjellin aktivitetin policor, ku do të paraqiten njësi të ndryshme policore si dhe aktivitete tjera me persona të veshur me figura (maskota) të ndryshme për fëmijë”.

“Njëkohësisht në kuadër të programit/aktivitetit policor do të ketë edhe aktivitete argëtuese me muzikë, vallëzim si dhe fotografi për fëmijët me zyrtarët policor”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat