Policia me aktivitete shënon ditën e fëmijëve

Kosova

Policia me aktivitete shënon ditën e fëmijëve

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 11:31
Për këtë ditë, Policia e Kosovës u ka treguar fëmijëve se sa të rëndësishëm janë ata për Policinë.

Dita Botërore e Fëmijëve po shënohet me një sërë aktivitetesh në sheshet e kryeqytetit. Për këtë ditë, Policia e Kosovës u ka treguar fëmijëve se sa të rëndësishëm janë ata për Policinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, u tha fëmijëve se asnjëherë nuk ka pasur audiencë më të mirë, derisa shtoi se ky aktivitet tregon se sa është e përkushtuar policia ndaj përkujdesjes së gjithë qytetarëve por në veçanti të fëmijëve.

“Ne e dimë që fëmijët e Kosovës detyrohen të kërkojnë lëmoshë në rrugë, por ne jemi të përkushtuar për t’i kthyer ata në bankat shkollore”, tha ai.

Kelani shtoi se Policia e Kosovës është 24 orë në dispozicion për t’iu ofruar siguri dhe mbështetje.

E për fëmijët Policia e Kosovës ka bërë edhe disa aktivitete të tjera, duke përfshirë vallëzim, kënd të leximit.

Ndryshe, fëmijëve në shesh po iu shpërndahet edhe produkte të qumështit vendor, të organizuar nga shoqatat e qumështit, USAID dhe të tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat