Veseli premton zhvillim të hovshëm ekonomik në Viti

Kosova

Veseli premton zhvillim të hovshëm ekonomik në Viti

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 18:54
Kadri Veseli

ë tubimin e mbajtur sot me qytetarë të Vitisë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli premtoi investime të mëdha në hapjen e vendeve të punës dhe fuqizim të grave dhe rinisë.

Siç njofton PDK, Veseli theksoi se ky entuziazëm që po e sheh në Viti, është edhe në tërë Kosovën.

"Ky entuziazëm të cilin po e shohim sot në Viti, e ka përfshirë anekënd Kosovën tonë. Ky është entuziazëm i lirisë, entuziazëm i shpresës dhe nuk ka asgjë që e ndalon entuziazmin e Fillimit të Ri", tha Veseli.

Më 11 qershor, deklaroi kryetari i PDK-së, do të jetë një nga fitoret më të fuqishme të koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Veseli para qytetarëve të Vitisë shpalosi edhe disa nga orientimet kryesore të programit të Fillimit të Ri.

"Orientimi jonë do të jetë nga ndërmarrësia, një ndërmarrësi e fuqishme, e cila është e aftë ta përballojë konkurrencën, që është e aftë të prodhojë të mira materiale dhe të integrojë djemtë dhe vajzat tona të reja në tregun e punës. Do të përkrahim ndërmarrësinë, do të përkrahim fermerët të cilët jetojnë me djersën e ballit të tyre", tha Veseli.

Ai shtoi se edhe bujqësia do të jetë një prej angazhimeve kryesore të qeverisjes së ardhshme.

"Orientimi jonë do të jetë nga bujqësia, duke e dyfishuar buxhetin për bujqësi në Republikën e Kosovës. Orientimi ynë do të jetë nga fermerët në mënyrë që t’i fuqizojmë ata, sepse duke i fuqizuar ata, fuqizojmë ekonominë e Kosovës, fuqizojmë integrimin e të rinjve tanë", tha Veseli.

Vitia dhe e gjithë Anamorava, kryetari Veseli tha se do të përfitojnë shumë investime nga qeveria e ardhshme, duke lënë në harresë trajtimin jodinjitoz që i është bërë në tri vjetët e fundit.

Kryetari i PDK-së potencoi se në institucionet e Kosovës dhe në biznese duhet të ketë më shumë gra. Sipas tij, pa fuqizimin e tyre, nuk mund të ketë përparim të vendit.

Ai premtoi edhe një herë përkujdesje më të mirë për pensionistet.

Ndërsa duke folur për diasporën, Veseli tha se ajo duhet të lidhet më shumë me vendin, që të kthehen këtu dhe të investojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat