Stafi i QKU-së trajnohet nga profesionistë nga SHBA

Kosova

Stafi i QKU-së trajnohet nga profesionistë nga SHBA

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 12:54
Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, përfaqësuesi i ekipit mjekësor dhe drejtori i Organizatës Kosova, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit i cili parasheh vizita dhe trajnime të stafit shëndetësorë nga Kosova në Dekalb Medical Center në SHBA

Tridhjetë profesionistë mjekësorë të fushave të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vizitojnë Kosovën, me organizim dhe negocim të organizatës Kosova Hope (një organizatë jofitimprurëse) .

Ekipi mjekësor gjatë ditës së sotme  ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Curr Gjocaj, përfaqësuesi i ekipit mjekësor dhe drejtori i Organizatës Kosova Hope, Berat Gegaj, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit i cili parasheh vizita dhe trajnime të stafit shëndetësorë nga Kosova në  Dekalb Medical Center në SHBA.

Marrëveshja parasheh që të dyja palët  të vazhdojnë shkëmbimin e kuadrove për edukimin mjekësor të mjekëve të licencuar të Kosovës dhe profesionistëve tjerë mjekësor.    

 Me këtë rast, Gjocaj iu shpjegoi profesionistëve shëndetësorë nga SHBA, punën  që bëhet në SHSKUK.

 Ai tha se vetëm në QKUK, ka 37 klinika dhe shërbime të ndryshme, ndërkohë që në organogram janë edhe spitalet e përgjithshme  

Në emër të  profesionistëve nga SHBA, një fjalë raste e mbajti  Michael S. Sorrells nga Grace Felloëship Church. Ai tha se ndjehet i lumtur që është në  mesin e stafit shëndetësorë në Kosovë, duke shpjeguar se ky është udhëtimi i tij i parë në Kosovë. 

“Ndjehemi mirë që do të kemi mundësi tu shërbejmë  pacientëve në spitalet tuaja me disa nga profesionistët më të mirë të  institucioneve tona,  qëllimi i ardhjes sonë  është lidhja e marrëveshjes  zyrtare dhe  shërbimi për pacientët”,  përfundoi  Sorrells.

Berat Gegaj,  drejtor i Organizatës Kosova Hope, theksoi se organizata është formuar në vitin 2008 dhe në fokus ka pasur edukimin e kuadrove në fushën e arsimit. 

“Në vitin 2008,  ne kemi filluar projektin e këmbimit të nxënësve nga Kosova për në SHBA, falë ndihmës dhe bashkëpunimit për vite me radhë përmes Kosova HOPE dhe Grace Felloëship Church ne Atlanta SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat