Malisheva befason me votat për kandidatët e PAN-it, Shala më i votuar se Veseli

Kosova

Malisheva befason me votat për kandidatët e PAN-it, Shala më i votuar se Veseli

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 15:15
PAN

Zgjedhjet e 11 qershorit sollën befasi në skenën politike. Koalicioni PAN doli i pari në këto zgjedhje, ndërkaq befasi ishte ngritja e Vetëvendosjes e cila doli e dyta.

Tashmë në media janë publikuar listat nga shumë qytete të kandidatëve të partive politike për deputet.

Kësaj liste me numrin më të madh të votave i prin Haxhi Shala me 5786 vota, duke lënë pas vetes kryetarin Kadri Veseli me 4483 vota.

Pas tyre radhiten Enver Hoti e Zafir Berisha nga Nisma, Isni Kilaj, Ramush Haradinaj dhe të tjerët.

Në këtë listë nuk figurojnë votat e kryetarit të Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, por jozyrtarisht mësohet se ai ka arritur të grumbullojë mbi 8 mijë vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat