Lutfi Haziri: Edhe në televizor kur të flasin PDK-ja, ne do ta fikim atë

Kosova

Lutfi Haziri: Edhe në televizor kur të flasin PDK-ja, ne do ta fikim atë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 23:50
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se me PDK-në më ka marrë fund gjithçka.

Ai ka thënë se PDK-ja është mosmirënjohje.

“Një ditë para se të kalojë mocioni i opozitës, jemi takuar me PDK-në dhe ia kemi bërë të qartë, se nëse na tradhëtojnë, atëherë nuk do të mund as të bashkëpunojnë me ne, e lëre më të jemi partner”, tha ai.

Ai tha se PDK është duke provuar që t’i kontaktojë, por sipas tij, kjo do të jetë e pamundur.

As përmes televizionit më nuk komunikojmë me PDK-në.

“Edhe në Televizion kur PDK flet, ne e fikim atë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat