Andini i premton babait: Do të vazhdoj në rrugën që më ke trasuar

Kosova

Andini i premton babait: Do të vazhdoj në rrugën që më ke trasuar

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 18:15
Andini

Djali i dijetarit dhe veprimtarit të çështjes Kombëtare Ukshin Hoti, Andini i ka uruar ditëlindjen e 74-të babait, i cili mes tjerash ka shkruar se “për ditën Tënde të shënuar, dhurata që dua të të bëj, është premtimi se do të vazhdoj në rrugën që më ke trasuar”.

Shkrimi i plotë i Andinit:

Urime Babi!

Në Ditëlindjen Tënde të 74-të, qytetarët e Kosovës, miqtë e tu dhe të Familjes, mbështetësit e idealeve për një Republikë të zhvilluar dhe në funksion të Bashkimit, më kanë dhënë besim dhe përgjegjësi për t'i përfaqësuar dhe për ta ndjekur këtë qëllim në Parlamentin e Kosovës.

Për ditën Tënde të shënuar, dhurata që dua të të bëj është PREMTIMI se do të vazhdoj në rrugën që më ke trasuar.

Me shumë mall, Andini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat