Veseli bën homazhe në Prekaz për ditën e çlirimit të Skenderajt

Kosova

Veseli bën homazhe në Prekaz për ditën e çlirimit të Skenderajt

Nga: Bota sot Më: 18 qershor 2017 Në ora: 14:50
Kadri Veseli në Prekaz

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e çlirimit të Skenderajt, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Veseli po ashtu ka përuruar rrugën unazore të sapo përfunduar me emrin “17 shkurti”.

Ai ka thënë se Prekazi, historinë e kombit shqiptar e ka të gdhendur me shkronja të përjetshme për kontributin e pallogaritshëm të dhënë në luftën për liri, përcjell Bota sot.

“Në ditën e çlirimit të Skënderajit, bëra një vizitë në Prekaz, në fshatin që historia e kombit shqiptar e ka të gdhendur me shkronja të përjetshme për kontributin e pallogaritshëm të dhënë në luftën për liri. U përula me mall e nderim para varreve të bashkëluftëtarëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” të cilët duke sakrifikuar jetët e tyre na mundësuan shtetin e pavarur që gëzojmë sot. Po ashtu pata kënaqësinë që të përuroja rrugën unazore të sapo përfunduar, së cilës i është vënë një emër i bukur e shumë domethënës, 17 shkurti.”, ka shkruar ai në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat