Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 07:12
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. 

Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë deri në 30 gradë Celsius në ditët në vijim. 

Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. 

Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat