Prokurori i suspenduar, 8000 euro pagë nga buxheti i shtetit

Kosova

Prokurori i suspenduar, 8000 euro pagë nga buxheti i shtetit

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:36
Bajram Hamitaga

Mbi 8 mijë euro është paguar nga Buxheti i Kosovës, prokurori i suspenduar i krimeve të rënda Bajram Hamitaga.

Siç dihet Hamitaga është duke u gjykuar nën akuzën se ka keqpërdorur detyrën, apo autoritetin zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si prokuror i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2017-të në Agjencionin Kundër Korrupsion, Hamitaga ka deklaruar se ka marrë pagë vjetorë në vlerë prej 8 mijë euro nga buxheti i Kosovës.

Krahasuar me deklarimin e tij një vit më parë 13,768.44 euro, Hamitaga është paguar 5712 euro më pak nga buxheti i shtetit.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar, raporton kallxo.

Aktakuza ndaj Hamitagës u ngrit në shtator të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat