Hoxhaj: Kosova e përkushtuar në të ardhmen europiane

Kosova

Hoxhaj: Kosova e përkushtuar në të ardhmen europiane

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:55
Enver Hoxhaj me Drejtoreshën për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Drejtoreshën për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera.

Duke e falënderuar për mbështetjen, Hoxhaj ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik, si dhe për stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Hoxhaj e ka njoftuar drejtoreshën Calavera për progresin e Kosovës sa i përket agjendës së reformave evropiane, përafrimit me BE’në si dhe zbatimin e kritereve për liberalizim të vizave.

“Kosova është e përkushtuar në zbatimin e reformave evropiane në kuadër të aspiratave dhe vendosmërisë për të ardhmen evropiane. Mbështetja e Brukselit dhe e zonjës Calavera është edhe një dëshmi për angazhimin tonë maksimal në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat