Mehmeti: Fushata pa të zhdukurit

Kosova

Mehmeti: Fushata pa të zhdukurit

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 13:00
Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së familjarëve të Zhdukur nga Podujeva Latif Mehmeti nëpërmes një reagimi për media ka rikujtuar se në 18 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovës figurojnë të zhdukur edhe 1652 persona.

Sipas tij për fatin e të zhdukurve nuk po jep përgjigje    asnjë institucion që merret me ketë çështje   si vendor  ashtu edhe ndërkombëtar.

 “Në përvjetorin e 18-të   të çlirimit të Kosovës u mbajtën edhe zgjedhjet  nacionale, të cilat dallojnë nga zgjedhjet e kalaruar. Në të gjitha  zgjedhjet e kaluara, liderët partiak, kandidatë për  deputet  gjatë fushatës premtonin zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Derisa në këto zgjedhje   nuk pati as premtime për zbardhjen  fatit të të zhdukurve. Edhe pse edhe premtimet  fushatave  të kaluara  kanë qenë vetëm marketing zgjedhor, sepse pas formimit të institucioneve  premtimet janë avulluar dhe nuk ka  pas angazhim  konkret në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, thuhet në reagimin e Mehmetit.

Mirëpo, sipas tij   fushata e fundit familjarëve ua humbi edhe atë pak shpresë të cilën e kishin në institucionet  e Republikës  së Kosovës. 

 “Fushata  tregoi se çështja e  të zhdukurve nuk ashtë as prioritet as në agjendën e  qeveritarëve të ardhshëm  të Republikës të Kosovës”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat