Në shkollën “Selman Riza” të Fushë Kosovës profesori i sociologjisë jep matematikë

Kosova

Në shkollën “Selman Riza” të Fushë Kosovës profesori i sociologjisë jep matematikë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka gjetur një mal shkeljesh në Komunës e Fushë Kosovës.

Sipas Auditorit, gjysma e rekomandimeve të vitit të kaluar nuk janë zbatuar, për shkak se komuna nuk ka ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar veprimet e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.

“Me rastin e dhënies së lejes së ndërtimit për një objekt, kishte pasur vonesë me pajisjen e lejes më gjatë se 30, respektivisht 45 ditë nga aplikimi sipas ligjit për ndërtimet 04/L-110. Kërkesa për aplikim ishte më 24.03.2014, ndërkaq leja e ndërtimit është dhënë pas dy viteve, më 20.07.2016. Gjatë ekzaminimit fizik, konstatuam që gjatë kësaj periudhe, objekti ishte ndërtuar, ndërsa komuna, respektivisht drejtoria e inspektoriatit nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim ndalese, dhe si rrjedhojë, nuk dihet nëse janë respektuar kushtet ndërtimore”, thuhet në raportin e ZAP-it.

Me ketë rast, auditorit thotë se rreziku nga mungesa e inspektimeve të objekteve ndërtimore nga komuna, rrit rrezikun që të bëhen keqpërdorime gjatë ndërtimit në kundërshtim me kushtet urbanistike dhe mos realizimin e të hyrave të planifikuara nga kjo veprimtari.

Auditori në raportin e saj vjetori, thotë se komuna në fjalë ka angazhuar dy mësimdhënës për lëndët e Gjuhës shqipe dhe Matematikë në shkollën fillore e mesme e ulët ‘’Selman Riza‘’, në kohëzgjatje prej tre muajsh. “Njëri mësimdhënës me kualifikim Bachellor i Sociologjisë është pranuar për lëndë të matematikës. Në anën tjetër, të punësuarve nuk u janë paguar kontributet pensionale dhe tatimi në pagë, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në të ardhurat personale nr. 03/L-161”.

Sipas kësaj, angazhimi i mësimdhënësve joadekuat sipas përvojës dhe kualifikimit, mund të rezultoi me performancë jo të kënaqshme në procesin mësimor dhe në suksesin e nxënësve. Gjithashtu, edhe shmangia nga pagesa e tatimeve dhe kontributeve të punësuarve me kontratë për marrëveshje të veçanta mund të ndikoj në ndëshkimin e komunës nga ana e autoriteteve tatimore.

Për të lexuar gjithë raportin e ZAP-it për parregullësit në Komunën e Fushë Kosovës kliko KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat