Nga 280 kuti, janë rinumëruar vetëm 55 sosh

Kosova

Nga 280 kuti, janë rinumëruar vetëm 55 sosh

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 21:48
Zgjedhjet në Kosovë, 11 qershor

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesin e rinumërimit të 280 kutive që janë futur për rinumërim.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të sot janë rinumëruar 55 kuti, ndërsa edhe 19 kuti të tjera janë duke u rinumëruar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi procesi po vazhdon normalisht, ashtu siç është i planifikuar. Bëhet e ditur se edhe kutit e tjera janë pothuajse afër kompletimit.

Sipas Elezit, futja e të dhënave nga Formularët e Rezultateve për Subjekte Politike është kompletuar më shumë se 99%, kurse Formularët e Rezultateve të Kandidatëve janë kompletuar rreth 90%.

Skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve është pothuajse në përfundim dhe procesi i regjistrimit të votuesve me kusht është i kompletuar më shumë se 93%.

Ky skanim ndihmon KQZ-në në identifikimin e rasteve kur një votues ka votuar në Vendvotimin e rregullt por edhe me kusht.

Sipas KQZ-së, pasi të kompletohet procesi i skanimit të Listës përfundimtare të votuesve që do të rinumërohen, nis procesi i numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat