Protestë kundër vezëve të importuara nga Shqipëria (Drejtpërdrejt)

Kosova

Protestë kundër vezëve të importuara nga Shqipëria (Drejtpërdrejt)

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 08:13
Pamje nga video

(E plotësuar) - Kryetari i Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, Sabit Rama ka njoftuar se 164 fermerë, do të protestojnë sot para Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, kundër sjelljes së vezëve nga Shqipëria me çmim që nuk e mbulon koston e prodhimit.

Rama ka bërë të ditur se nga Shqipëria importohen vezët me çmim prej 11 eurosh një pako, e cila përmban 360 vezë, kurse e njëjta në tregun e Shqipërisë shitet me 27 euro.

Ai shpjegon se ky çmim në Kosovë vie, për shkak se nga Shqipëria sillet teprica e vezëve, kurse fermerëve nga Kosova u shkaktohen çdo ditë humbje në vlerë prej 16-miëj deri në 17-mijë euro.

Protesta do të mbahet në ora 09:00, para objektit të AVUK-ut.

Protestë kundër vezëve të importuara nga Shqipëria

Kryetari i Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, Sabit Rama ka njoftuar se 164 fermerë, do të protestojnë sot para Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), kundër sjelljes së vezëve nga Shqipëria me çmim që nuk e mbulon koston e prodhimit.

Rama ka bërë të ditur se nga Shqipëria importohen vezët me çmim prej 11 eurosh një pako, e cila përmban 360 vezë, kurse e njëjta në tregun e Shqipërisë shitet me 27 euro.

Ai shpjegon se ky çmim në Kosovë vie, për shkak se nga Shqipëria sillet teprica e vezëve, kurse fermerëve nga Kosova u shkaktohen çdo ditë humbje në vlerë prej 16-miëj deri në 17-mijë euro.

Protesta do të mbahet në ora 09:00, para objektit të AVUK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat