Rahoveci bëhet me objekt të ri të Zyrës së punësimit

Kosova

Rahoveci bëhet me objekt të ri të Zyrës së punësimit

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:24
Inauguri i objektit të ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka inauguruar objektin e ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit, i cili përveç shërbimeve administrative, këshillimeve, ndërmjetësimeve për punësim, do të ofrojë edhe trajnime të ndryshme për punëkërkuesit.

Abrashi me këtë rast tha se Rahoveci nga sot do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më profesionale për qytetarët e kësaj treve.

Duke përgëzuar për punën e mirë që është kryer, ai tha se MPMS edhe më  tutje do të fokusojë vëmendjen me projekte tjera në komunën e Rahovecit  në të ardhmen.

Ndryshe, Zyra e Punësimit do të ketë një rol të ri në të ardhmen në ofrimin e shërbimeve dhe do të funksionojë brenda sistemit të integruar në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat