AAK tregon kandidatin për kryetar të Kaçanikut

Kosova

AAK tregon kandidatin për kryetar të Kaçanikut

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:56
AAK - Kaçanik

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kaçanik ka propozuar Hajrush Kurtajn kandidat për kryetar komune.

“Strukturat e AAK-së dega në Kaçanik njëzëri votuan propozimin e kryetarit Ylber Bajra që mr. Hajrush Kurtaj të jetë kandidat për kryetar komune”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa, i nominuari për të parin e kësaj qyteze falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punojmë bashkërisht në ngritjen e mirëqenies dhe prosperitetin në nivel komunal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat