Zjarrfikësit e Drenasit kanë një apel për qytetarët

Kosova

Zjarrfikësit e Drenasit kanë një apel për qytetarët

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 10:39
Zjarrfikësit e Drenasit

Tani jemi në sezonin e verës, ku priten të jenë temperaturat e larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen e zjarreve në sipërfaqe të hapura malore dhe fushore.

Andaj me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, të shtazëve dhe mjedisit nga zjarri, shefi i ndërrimit të zjarrfikësve në Drenas, Izet Berisha ka apeluar tek qytetarët që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, sepse sipas tij, zjarri mund të shkaktohet me një fije shkrepëse, ndërsa nuk mund të shuhet me ekipe të shumta të zjarrfikësve kurse pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Ky është apeli i Berishës i postuar në Facebook

A P E L O J:

Që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit sepse zjarri mund të shkaktohet me një fije shkrepëse ndërsa nuk mund të shuhet me ekipe të shumta të zjarrfikësve kurse pasojat mund të jenë të paparashikueshme .

Vëzhgimi, lajmërimi dhe alarmimi me kohë do të mundësojë intervenimin e shpejtë dhe efikas të Shërbimit për Zjarrfikje dhe Shpëtim në shuarjen e zjarrit.

Qytetarë të nderuar !

* Informimin mund ta bëni në Qendrën e Alarmimit nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112 (Këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe ta merrni pa prefiks nga çdo vend apo pozitë tunele, puse, podrume, humnera, kanjone etj në Republikën e Kosovës.

Thirrja në këtë numër është pa pagesë – falas)

* Shërbimin për Zjarrfikje dhe Shpëtim mund ta merrni në numrin 193,

Thirrja në këtë numër është pa pagesë – falas)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat