Kryetar i Malishevës shpallet “Anëtar nderi i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan”

Kosova

Kryetar i Malishevës shpallet “Anëtar nderi i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan”

Nga: BOTA SOT Më: 24 qershor 2017 Në ora: 12:53
Ragip Begaj

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka njoftuar se në mbështetje të Vendimit Nr.72/17, të datës 24 qershor 2017, Ragip Begaj, Kryetar i Komunës se Malishevës, i jepet titulli “Anëtar Nderi i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan”.

Ragip Begaj, titulli i akordohet me motivacionin : “Për kontributin e dhenë në përkrahjen e aktiviteteve të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe aktivitetin e tije patriotik dhe kombëtare gjatë rrugëtimit të shqiptarëve të Kosovës për liri, çlirim dhe pavarësi të vendit tonë nga pushtimi shekullor serb”.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të titullit do të realizohet në ditët gjatë një takimi në zyrën e Kryetarit të Komunës se Malishevës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat