Instituti EdGuard tregon ecueshmërinë e mbajtës së testit të maturës 2017

Kosova

Instituti EdGuard tregon ecueshmërinë e mbajtës së testit të maturës 2017

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 17:30
EdGuard

Instituti EdGuard ka vëzhguar me kujdes ecueshmërinë e mbajtës së testit të maturës 2017, në të dy datat e mbajtura. Vlerësojmë që testimi ka përfunduar me sukses, mirëpo me mangësi të theksuara në administrim.

Komunikimi mes nxënësve gjatë testimit, përdorimi i pajisjeve komunikuese, shpërndarja e testit online, dhe shkëmbimi i përgjigjeve nga jashtë, paraqesin disa nga parregullsitë të evidentuara. Përkundër që ka pasur shkelje të rregullave të testit nga nxënësit, të njëjtit kanë ngelur të pandëshkuar për veprimet e tyre.

Të pyetur për ecueshmërinë e testimit, nxënësit kanë etiketuar rigorozitetin jo të barabartë të administruesve në klasa.

Ky shqetësim, si i tillë, vlerësojmë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e testimit. Në përgjithësi, nxënësit janë shprehur te kënaqshëm me pyetjet e parashtruara, mirëpo një numër shumë i vogël i tyre në të vërtetë janë deklaruar të përqendruar në përgjigjet e parashtruara, që në masë të madhe është indikator i tendencës për kopjime në testim.

Për shkak të administrim jo të mirëfilltë Instituti EdGuard vlerëson që mangësi të tilla cenojnë validetin dhe besueshmërinë e testimit.

Implikimi i dështimit në administrim të testit të maturës është më i gjerë sesa perceptimi momental që kemi për të. Një testim i tillë, në formatin aktual, është pikë nisja e një hallke të mangësive të thella në arsimin e lartë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat