Lëvizja Vetëvendosje uron Fitër Bajramin

Kosova

Lëvizja Vetëvendosje uron Fitër Bajramin

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:55
Lëvizja Vetëvendosje-Selia

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.

Vetëvendosje ka thënë se pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica duke u bërë një shkëputje nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.

“Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zeqatin), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të barabartë e solidare”, thuhet në urimin e VV-së.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për shoqërinë e shtetin tonë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit, thuhet në njoftim.

“Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja. Shëndet e mirësi për secilin! Urime!”, shkruan Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat