Moti sot mbi vendin tonë

Kosova

Moti sot mbi vendin tonë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 07:41
Foto ilustruese

Të hënën në Kosovë do të ketë vranësira të pjesshme por të dendura të cilat vende –vende do të krijojnë kushte për reshje afatshkurta të shoqëruara me rrufe, por që temperaturat nuk do të pësojnë rënie të theksuara.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat