420 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar

Kosova

420 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:04
Një përkushtim i lartë është treguar edhe në krijimin e shërbimeve shtesë për të 22.000 anëtarët e vetë.

SBASHK-u thotë se ka shënuar arritje të konsiderueshme në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në tërë sektorin e arsimit, qoftë përmes dialogut me institucionet qendrore e lokale, qoftë përmes grevave apo edhe dërgimit të çështjeve në gjykatat gjegjëse.

Siç bën të ditur kjo sindikatë, një përkushtim i lartë është treguar edhe në krijimin e shërbimeve shtesë për të 22.000 anëtarët  e vetë.

Kështu SBASHK-u ka nënshkruar 118 marrëveshje për zbritje çmimesh për anëtarësinë me bizneset dhe institucionet shëndetësore e rekreative  private , ka organizuar dhjetëra trajnime për dialogun  social e po ashtu po vazhdon edhe me traditën e mirë  për të dërguar një numër të konsiderueshëm, gjegjësisht 420   anëtarë nga e tërë Kosova për pushime 5 ditore në bregdetin shqiptar.

“Me qëllim të organizimit sa më të mirë këtë verë pushimet i kemi filluar me 348 pushues , kurse 72 të tjerë do të na bashkëngjiten  të mërkurën.  Qëndrimi i tyre në buzëdet është një traditë që po vazhdon dhe sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për  rekreacion të SBASHK-ut. Ky aktivitet tradicional është njëri prej angazhimeve të shërbimeve  të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe premtojnë se do të vazhdohet edhe me aktivitete të tjera.

Komisioni për përgatitjen e pushimeve ka kryer me përpikëri detyrën dhe besoj se edhe këtë vit pushuesit do të kthehen me përshtypje të  shkëlqyera , ashtu si kolegët e tyre  në vitet e kaluara. Në pushime anëtarët  e SBASHK-ut nga e tërë Kosova dhe këtë kohë do ta shfrytëzojnë për pushim të merituar pas angazhimeve të mëdha në procesin mësimor , por edhe do të kemi takime  për të bashkëbiseduar për çështje sindikale dhe për arsimin në tërësi”, thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , i cili ndodhet bashkë me pushuesit .

Këta pushues janë të zgjedhur nga shoqatat sindikale të institucioneve të Arsimit Parauniversitar nga gjithë Komunat e Kosovës dhe nga njësitë akademike të Universiteteve publike të Kosovës. Pushimi 5 ditor për ta  sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për  rekreacion të SBASHK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat