Rahoveci bëhet me shtab komunal për korrje-shirje

Kosova

Rahoveci bëhet me shtab komunal për korrje-shirje

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Në mënyrë që të mos ketë telashe në rrjedhën e korrje-shirjeve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për formimin e shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2017.

Ky shtab siç bëhet e ditur në një njoftim për media ka për detyrë që të bëjë me përcjelljen e korrje-shirjeve në teren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj.

“Pika tre e vendimit, obligon shtabin Komunal që me kohë të njoftoj Kryetarin e Komunës si dhe personat tjerë kompetent, nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me raport kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve”, njofton kjo komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat