Lladrovci nis fushatën e korrje shirjes me autokombajnë

Kosova

Lladrovci nis fushatën e korrje shirjes me autokombajnë

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:17
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka nisur fushatën e korrje shirjes në komunën që ai drejton.

Me rastin e hapjes së kësaj fushate, kreu i Drenasit është parë teksa ngiste dhe autokombajnë, në disa fusha të mbjellura me grurë.

Ai tutje ka bërë thirrje që toka bujqësore të mos mbetet djerrinë e papunuar dhe të mos shndërrohet në zonë ndërtimore.

Sipas Lladrovcit, komuna e Dreansit me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, ku fillimisht ka formuar Komisionin i cili do të përcjell fushatën e korrje-shirjes dhe pasi që Komisioni ka konstatuar se janë pjekur kushtet për fillimin e korrje-shirjes ato kanë filluar.

Fushata e korrje-shirjes pothuajse ka filluar ne të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit, ndërsa janë angazhuar afër 50 autokombanja.

Ne territorin e Komunës janë të mbjellura  2161 hektarë, ndërsa rendimentet këtë vite nuk janë të kënaqshme dhe sillen mesatarisht rreth 3000 kilogram për hektarë. Nëse kushtet atmosferike janë të mira, kjo fushatë pritet të përfundojë brenda 12 ditësh. Çmimi i korrje shirjes për hektarë është 100 euro, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga komuna e Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat