Apel për mbrojtjen e pyjeve në Parqet Kombëtare nga zjarret

Kosova

Apel për mbrojtjen e pyjeve në Parqet Kombëtare nga zjarret

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:20
Ilustrim

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor iu ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e  paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në pyjet e Parqeve Kombëtare pas temperaturave të larta që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

“Me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, MMPH/AMMK përmes Drejtorisë për Administrimin e PK Sharri dhe Drejtorisë për Administrim e PK Bjeshkët e Nemuna, ka shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin dhe monitorimin e territorit të Parqeve”.

“Për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë më efikase, është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me të gjitha organet relevante si njësitë e emergjencave në komunat përkatëse, njësitë e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera”.

Ju bëjmë me dije po ashtu se bazuar ne Rregulloren për Rendin e Brendshëm të Parqeve Kombëtare Nr. 21/2013, “ndalohet ndezja e zjarrit jashtë vendbanimeve dhe në raste të ndezjes së zjarreve personat përgjegjës do të sanksionohen”.

Poashtu, kërkohet nga qytetarët që në rast se shohin ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në Parqe Kombëtare t’i lajmërojnë Drejtoritë përkatëse.

Më poshtë janë edhe numrat ku mund të raportohen rastet  e zjarreve:

Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë: 044 222718 dhe 044 155735, ndërsa për

Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” janë: 045 308164 dhe 044 263 188.

Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë:

Zjarrfikësit 193,

Policia e Kosovës 038/192, mobil 192,

Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112,

Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/500 094.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat