Klina nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “ VOREA” për meremetim të 18 shtëpive

Kosova

Klina nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “ VOREA” për meremetim të 18 shtëpive

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 14:18
Nënshkrimi i marrëveshjes nga nënkryetari Enver Berisha dhe Violeta Thaçi, koordinatore për banim e kësaj OJQ-je

Komuna e Klinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve" “ VOREA”, për meremetimin, riparimin, ndërtimin e 18 shtëpive ku përfitues përveç komunitetit RAE do të jenë edhe komuniteti shqiptar, serb, boshnjak që janë në gjendje të vështirë socio-ekonomike.

Në emër të komunës së Klinës, marrëveshjen e ka nënshkruar sot, nënkryetari Enver Berisha dhe Violeta Thaçi, koordinatore për banim e kësaj OJQ-je, bën të ditur komunikata për media nga Komuna e Klinës.

Sipas komunikatës, të dy palët janë zotuar se do të zbatohet kjo marrëveshje që bashkëfinancohet nga Komuna e Klinës me 15 mijë Euro dhe “VOREO”, 30 mijë.

Enver Berisha, nënkryetar i Komunës së Klinës, ka falënderuar zyrtarët e kësaj OJQ-je për mundësinë e ofruar dhe ka shprehur gatishmërinë që komuna të jetë pjese e realizimit të këtij projekti pasi qe nevojat janë të mëdha në ketë fushë. “ Komuna do të kryej gjitha procedurat e nevojshme”, ka thënë Berisha.

Vesa Batalli, menaxhere e programit, ka thënë se OJQ VOREO si implimentuese do të zbatoj në tersi programin për përmirësimin e kushteve të banimin dhe renovimin e objekteve të banimit duke përdorur praktikat më të mira të modelit të marrë nga partnerët e Zvicrës HEKS dhe SKAT. Ky projekt është realizuar më sukses që nga viti 2012 e deri me tash ku janë përkrahur 345 familje në komunat Lipjan, Vushtrri, Fushë Kosovë, Ferizaj, Graqanicë dhe Prizren. Violeta Thaçi dhe Vesa Batalli, kanë falënderuar zyrtarët e Komunës së Klinës për bashkëpunimin e ofruar dhe janë zotuar se do ti përmbahen tërësisht marrëveshjes. Gjatë këtij viti pritet të behët verifikimi i rasteve që aplikojnë në Komunën e Klinës nga komisioni i përbashkët i komunës dhe “ VOREO”-s e realizimi i projektit nisë në muajin mars të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat