ASK: Vitin e kaluar në Kosovë u identifikuan 495 njësi akomoduese

Kosova

ASK: Vitin e kaluar në Kosovë u identifikuan 495 njësi akomoduese

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:57
ASK

Në vitin e kaluar në Kosovë janë identifikuar gjithsej 495 njësi akomoduese, prej tyre 464 njësi aktive dhe 31 njësi pasive, derisa kapaciteti i njësive aktive është 6. 936 dhoma dhe 10.985 shtretër, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Numri më i madh i njësive akomoduese gjendet në komunën e Prishtinës, pasuar nga Peja, Prizreni, Ferizaj.

Hotelet përfshijnë 42% të totalit të njësive akomoduese, ndërsa motelet 39%. Në pjesën tjetër, 19%, janë të përfshira kategoritë e tjera të njësive akomoduese, më të vogla në Kosovë, si bujtinat, hostelet, apartamentet për vizitorë, bungallotë dhe hapësirat për kamping, të cilat janë në zhvillim e sipër.

Numri i të punësuarve në aktivitetin hotelier për vitin 2016 është 2.791 punëtorë, prej tyre 851 janë femra. Sa i përket formës ligjore të ndërmarrjeve, 87% e tyre janë biznese individuale me pronësi private, ndërsa pjesa tjetër e ndërmarrjeve bëjnë pjesë në format e tjera ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat