Për 6 muaj në QKUK kryhen 610 koronarografi dhe 450 stentime

Kosova

Për 6 muaj në QKUK kryhen 610 koronarografi dhe 450 stentime

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:09
QKUK

Përkundër sfidave dhe vështirësive evidente, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të Shërbimit Spitalor të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA).

Kjo punë është kryer nga shtatë specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermierë, përderisa nga statistika vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës, për shkak se nga muaji shkurt, pas rregullit të aparatit  ky shërbim ka filluar të punojë 12 orë.

Nga parallogaritja  e shërbimeve rezulton se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve  jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat