MD: Viktimat e krimit t’i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për kompensim

Kosova

MD: Viktimat e krimit t’i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për kompensim

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 15:43
Ministria e Drejtësisë

Në kuadër të aktiviteteve për kompensimin e viktimave të krimit, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, organizoi sot tryezën me gjyqtarë, prokurorë dhe mbrojtësit e viktimave.

Temë e kësaj tryeze ishte njoftimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe mbrojtësve të viktimave për fillimin e implementimit të Ligjit për Kompensimin e Viktimave, dhe ndikimi që ka efikasiteti i gjykatave në fillimin e implementimin e këtij ligji.

Anëtarët e Komisionit qeveritar për kompensimin e viktimave të krimit i njoftuan gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave se Komisioni është i gatshëm t'i shqyrtojë kërkesat e viktimave për kompensim.

Ministria e Drejtësisë, u tha në takim, shpreh përkushtimin për fillimin e implementimit të Ligjit për kompensimin e viktimave, duke e konsideruar këtë çështje të një rëndësie të veçantë dhe inkurajon viktimat e krimit që i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për kompensimin të paraqesin kërkesë për kompensim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat