Diskutohet bashkëpunimi Kosovë-Iowa në fushën e drejtësisë

Kosova

Diskutohet bashkëpunimi Kosovë-Iowa në fushën e drejtësisë

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 15:26
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot priti në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe të drejtave të njeriut, Adrien Katherine Wing dhe Christopher Rossi.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot priti në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe të drejtave të njeriut, Adrien Katherine Wing dhe Christopher Rossi, ku është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet dyja shteteve edhe në fushën e drejtësisë.

Hoxha me këtë rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë.

Ajo theksoi nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga universitete të njohura siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.

Hoxha falënderoi dekanët e pranishëm  për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim.

Ndërsa, Wing dhe Rossi theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat