Nënat kanë rol të veçantë kundër ekstremizmit të dhunshëm

Kosova

Nënat kanë rol të veçantë kundër ekstremizmit të dhunshëm

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 15:52
Tryeza me gratë aktiviste të komunës së Kaçanikut, e organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC

Nënat kanë rol të veçantë në edukimin e fëmijëve dhe në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Bashkë me komunitetin, roli i nënave është jashtëzakonisht ndikues në promovimin e tolerancës dhe edukimit të gjithmbarshëm tek të rinjtë.

Kjo ishte një prej konstatimeve të dala sot nga tryeza me gratë aktiviste të komunës së Kaçanikut, e organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC në bashkëpunim me Forumin e OJQ-ve të Kaçanikut (FOJK) dhe Këshillin për Veprim Rinor Lokal (KVRL).

 Tahir Ahmeti, bashkëthemelues i SPRC-së, ndër të tjera theksoi fuqizimin e grave në vendimmarrje që së bashku ti luftojmë dukuritë negative që shpiejnë në ektremizëm të dhunshëm, andaj të gjithë së bashku duhet të angazhohemi që të kontribuojmë në të mirë të shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Sipas Ahmetit, Kosova është një vend me tradita fetare, etnike, kulturore dhe këto padyshim se konsiderohen si ndër vlerat më të rëndësishme të Kosovës.

Traditat kanë një rëndësi të veçantë, për faktin se e pasqyrojnë në vete një mozaik, art dhe komunikim, por mbi të gjitha një bashkëjetesë ndërmjet grupeve dhe konfesioneve te ndryshme. Këto vlera dhe dallime kulturore janë burimore, univerzale dhe specifike për secilin lokalitet në Kosovë. Edhe komuna e Kaçanikut ka një histori të gjatë të rezistencës, promovimit dhe kultivimit të diversitetit kulturor.

Përfaqësuesi i FOJK, Kjani Sallahu, tha se sipas statistikave, të rinjtë janë pjesa më e madhe e involvuar në këto fenomene, duhet të bëhet një investim i madh për parandalim por investim i vlefshëm që nuk lejon pasojat. Ne si RRJET po bëjmë të pamundurën për të ndikuar pozitivisht në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ndërsa pjesëtarë të Komunës së Kaçanikut, gjatë debatit të zhvilluar potencuan nevojën e nënës si edukuesja e parë e fëmijës për kujdesje dhe kontroll më të madh ndaj fëmijëve si dhe ndihma e komunitetit për familjet me probleme të këtilla u cilësua si kruciale.

Faktorë tjerë negativ që u nxorën nga ky takim ishin edhe gjendja ekonomike e dobët dhe jo-monitorimi i ekstremizmit online.

Këto debate duhet të shumëfishohen në mënyrë që gratë të informohen për shkaqet dhe pasojat e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Aktivitetet e këtilla zbatohen nga SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere, në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, që mbështetet nga USAID/ATRC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat