Familja 6-të anëtarëshe nga Mazniku i Deçanit, ka mbetur edhe pa dy lopët që kishte

Kosova

Familja 6-të anëtarëshe nga Mazniku i Deçanit, ka mbetur edhe pa dy lopët që kishte

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 16:11
Mazniku i Deçanit, ferma e djegur

Familja 6-të anëtarëshe e Ismet Qelaj nga Mazniku i Deçanit, ka mbetur edhe pa dy lopët që kishte, ngase zjarri që kishte kapluar shtallën e tij, ka bërë që të digjet çdo gjë që kishte në të. Sipas kryefamiëjarit, dyshohet se djegia e pasurisë së tij, ka ardhur nga rryma elektrike, dukë shkrumbuar edhe dy lopët e vetme që kishin.

"Në pasditën e së martës (18.07.2017), diku para orës 19, kemi parë që zjarri kishte kapluar shtallën tonë, dhe përkundër përpjekjeve tona, e më vonë edhe të zjarrfiksëve të Deçanit, nuk mundëm të shpëtojmë asgjë", ka treguar Qelaj, i cili ka kërkuar që në vendin e ngjarjes të dalin ekipet profesionale që do vlerësojnë dëmet e shkatuara dhe shkaktarin e këtij zjarri.

Image

Ai, kërkon nga gjitha institucionet gjegjëse që të marrin veprimet ligjore, sikurse që ti mundësohet largimi i lopëve të djegura nga aty, pasi që kundërmojnë dhe të jetuarit e familjes në atë shtëpi, është i pa pamundshëm. Sipas një të afërmi të  familjs së Ismetit, gjendja jo e mirë sociale,  ua rëndon jetën edhe më shumë me dëmet e shkaktuara, sepse asnjë të punësuar nuk e kanë dhe i vetmi burim është prodhimet që marrin nga toka dhe ato lopë që kishin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat