Komunat e Kosovës mbesin pa web

Kosova

Komunat e Kosovës mbesin pa web

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 07:32
Web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionimit.

Janë bërë katër ditë e web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionimit.

Problemi i qasjes në faqet e internetit të komunave të Kosovës ka filluar ditën e mërkure, ndërsa ka vazhduar edhe përgjatë ditës të sotme.

Nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit është konfirmuar se kanë evidentuar një problem, e që duket të jetë një kabllo, ndërsa thonë se janë duke punuar në rregullimin sa më të shpejtë të tij.

“Është një kabllo diku. Po, janë duke punuar, rregullohet”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat