Moti sot tepër i nxehtë, preferohet që nga ora 9-17 të mos dalim nga shtëpia

Kosova

Moti sot tepër i nxehtë, preferohet që nga ora 9-17 të mos dalim nga shtëpia

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 07:20
ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vapë, pasdite vende-vende me kushte për zhvillim të vranësirave dhe shkarkime rrufesh.

“Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat