“Nënë Tereza” në xhami

Kosova

“Nënë Tereza” në xhami

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 07:40
Xhamia

Hoxha e mjeku i mirëpresin xhematin e pacientët në objektin e xhamisë së Remnikut të Vitisë.

Imami u mban të premteve xhematit ligjërata për përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe materiale, shkruan sot “Koha Ditore”. Poshtë saj, në dhomat e katit përdhes, mjeku dhe infermieri i kontrollojnë të hënave dhe të premteve remnikasit me probleme shëndetësore.

Kështu ishte vendosur ende pa iu vënë gur themeli në mes të viteve nëntëdhjetë. Madje nismëtarët për ndërtimin e xhamisë ua kishin mbushur mendjen fshatarëve që ambulanca të hapej poshtë para se sipër saj të përfundonin punimet për ndërtimin e objektit të lutjes për besimtarët myslimanë.

Dhe më 1996, në ballin e betontë sipër derës së hyrjes do të vendosej tabela me emrin e ambulancës së shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Tereza”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat